Aktualitet Celebrities

Aktori shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore, hyn në intubim në spitalin COVID2

Pak javë më parë u mësua se aktori i famshëm i kinematografisë shqiptare, Guljelm Radoja ishte i shtuar në spitalin COVID të Durrësit për shkak se ishte infekuar nga Koronavirusi. Djali i tij me anë të një interviste për Top Channel rreth 1 muaj më parë na përditësoi me gjendjen e aktorit duke thënë se Radoja ka nevojë për një mrekulli pasi situata shëndetësore dukej e rëndë.

Ditën e sotme mësohet se Guljelm Radoja është shtuar në Tiranë, në spitalin COVID2, “Shefqet Ndroqi” ku është futur në intubim. Pas shtrimit të tij spital, të shumta kanë qënë reagimet e miqve dhe kolegëve të cilët u bënë thirrje qeverisë shqiptare që ta dërgojnë aktorin e shquar për kurim jasht vendit.

Radoja ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i tij i parë ishte ai i inxhinierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.