Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Julia Fox konfirmon lidhjen me Kanye West!

Së fundmi, aktorja dhe regjisorja e njohur Julia Fox ka konfirmuar lidhjen e saj me reperin Kanye ‘Ye’ West. Në një intervistë për revistën “Interview” ajo që ka folur hapur për marrëdhënien, duke treguar sesi nisi gjithçka. Ajo u takua me Kanye-n në Miami në natën e Vitit të Ri dhe pati një “lidhje të menjëhershme” me të. Ajo u shpreh për West se:

Është shumë argëtuese ta kesh afër. Ai më bëri mua dhe miqtë e mi të qeshim, të kërcejmë dhe argëtohemi gjatë gjithë natës. Ne vendosëm të vazhdojmë energjinë dhe të fluturojmë përsëri në New York City për të parë Slave Play.

Ndërkaq, përtej takimeve dhe zërave të ndryshme që kanë qarkulluar këto kohë, Ye i ka bërë lutje publike Kim Kardashian për t’u pajtuar, por nuk ka marrë ‘dritën jeshile’ nga ajo. Që nga ndarja e tyre, themeluesja e ‘SKIMS’ së fundmi ka nisur një lidhje me yllin e ‘Saturday Night Live’, Pete Davidson.

Thuhet se ata kanë ndjenja të vërteta për njëri-tjetrin dhe se lidhja është serioze. Së fundmi është bërë e ditur se Kanye ka blerë një shtëpi prej plot 4.5 milionë dollarë në krah të shtëpisë së ish-gruas së tij Kim, në Hidden Hills të Los Angeles.

Reperi, i cili ka katër fëmijë me Kim është bërë pronar i një shtëpie me 5 dhoma gjumi në lagjen periferike të Los Angeles, të preferuar nga shumë yje. Kanye pagoi 4.5 milionë dollarë për pronën, 421,000 dollarë më shumë se çmimi i fillestar, për t’u siguruar që të mos kishte oferta të tjera.

Ylli i “KUWTK”, Kim akoma është duke ruajtur raporte shumë të mira me Kanye-n kur vjen puna tek prindërimi. Dyshja u martuan në muajin maj të vitit 2014 dhe janë prindër të katër fëmijëve, North dhe Chicago dhe djemtë Saint Psalm. Që kur Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga reperi në muajin shkurt, ish-çifti është fokusuar tashmë në bashkëprindërimin në mënyrën më paqësore.