Film & Tv Live From Tirana

Aktorja dhe regjisorja e talentuar Françeska Hysi sugjeron për të gjithë 5 filmat e saj të preferuar!

Këtë javë, në të mërkurën artistike “Live From The Cinema” ishte e ftuar aktorja dhe regjisorja shumë e talentuar, Françeska Hysi e cili na sugjeron pesë filmat e saj të preferuar.

1.”The Professor and the Madman”(2019)

“Unë jam e lidhur me biografitë dhe vetë fakti që ky film është biografi më tërhoqi për ta parë momentin e parë. Historia është shumë interesante sepse bëhet fjalë për të formuarit e fjalori anglez edhe se si arritëm të kemi fjalorin që në fakt është edhe sot prezent. Ndërthurja, mënyra se si zbulohet, miqësia mes profesorit dhe doktorit është interesante. Nuk mund të kalonte filmi as pa një episode dashurie. Njëri nga personazhet vret një djalë duke menduar se ishte një kriminel dhe familja mbetet pa babain, në një varfëri ekstreme. Doktori merr përsipër të ndihmojë familjen e këtij djali që vrau padashje. Bashkëshortja e tij nuk pranon po kur fillon që të afrohen dhe të pyesi rreth rrethanave krijohet një raport dashurie. Një raport dashurie me vrasësin e bashkëshortit tënd. Një lojë aktorësh shumë e bukur.”

2.“Cadillac records” (2008)

“Etta James është një nga këngëtaret e mia të preferuara. Doja ta shikoja patjetër biografinë e saj si dhe të një ndër studiove më të mëdhaja muzikore. Flet për kushtet që ishin në atë kohë që një i bardhë nuk mund të bënte muzikë jass. Vjen një i bardhë që krijon studion më të madhe të muzikës për këtë rrymë dhe kjo ishte fantastike.”

3.“The pursuit of happyness”(2006)

“Will Smith është një ndër aktorët e mi të preferuar e kush më mirë së ky film do ta përfaqësonte atë si aktor? Ai luan me djalin e tij që është po aq i talentuar sa ai. Mua më pëlqen shumë subjekti i cili është fantastik. Marrëdhënia me fëmijët është shumë delikate dhe këtu ka një skenë fantastike, babë e bir mbeten jashtë metrosë dhe personazhit i duhej të gjente nje zgjidhje për të kaluar natën. Nëse dikush nuk e ka parë këtë film duhet të futet urgjentisht ta shohi.”

4.“Still Alice”(2015)

“Ky film nuk është biografi. Bëhet fjalë për një pedagoge e cila pak përpara ditëlindjes së saj të 50-të zbulon se vuan nga alzhameiri. Ka një bisedë me bashkëshortin e saj që i thotë: “A nuk investohet njeriu gjithë jetën për të mbajtur mend gjëra. Unë tani thotë përballem me këtë që nuk mbaj mend asgjë.” Ky moment i parë i filmit më ka tronditur. Dhe momenti i fundit kur ajo vendos që në pikën që nuk do të mbajë mend asgjë do të vetëvritet. Në fund të filmit ajo nuk dinte më as emrin e saj”.

5.”Fireproof”(2008)

“Në këtë film personazhi kryesor po humbet nga marrëdhënia e tij me bashkëshorten dhe po vjen një moment që bashkëshortja po tërhiqet nga një koleg i saj, nga një doktor dhe nuk ndjen më për burrin. Jo për faj të saj por për faj të marrëdhënies që ishte konsumuar. Babai i këtij djalit vendosi që t’i japi detarin e tij se si e kishte shpëtuar marrëdhënien me të ëmën e djalit vite më parë. E gjithë ideja ishte që ky do të kishte një sfidë prej 40 ditësh për të provuar nëse mund të funksiononte përsëri lidhja. Në ditën e 40-të bashkëshortja e merr vesh që të gjitha veprimet e tij ishin një sfidë dhe në fakt ishte dita e 41-të kur ky i çon ilaçe dhe ajo e pyet që pse po e bën pasi sfida ka mbaruar. Një film që nuk duhet humbur.”