Celebrities Fashion

Aktorja e ‘Bridgerton’ Phoebe Dynevor shfaqet si kurrë më parë, vendos t’i mahnisë të gjithë!

Phoebe Dynevor është ambasadorja më e re dhe më e famshme për Charlotte Tilbury dhe gjithashtu është përzgjedhur edhe që të jetë imazhi kryesor i koleksionit të festave të markës së bukurisë për vitin 2021. Ajo është shfaqur si asnjëherë më parë me një make-up fantastik, ku buzët e kuqe të saj arrinin që të tërhiqnin vëmendjen e plotë.

https://www.instagram.com/p/CUfMtn4Ncw-/?utm_source=ig_web_copy_link

Bukuroshja me look-un e saj rrezatues pozoi për xhirimet e Charlotte Tilbury pas marrëveshjes me markën e kozmetikës. Ylli i Bridgerton, në fotografinë e parë kishte vendosur një buzëkuq të kuq të ndezur ndërsa shikonte kamerën me një shikim të zjarrtë për setin e fotografive. Ajo e kompletoi ngjyrën e saj perfekte të buzëve me një ton të syve me shkëlqim, vetulla të errëta dhe pak nuancë rozë në faqet e saj.

Në fotografinë e dytë ajo zgjodhi një pamje më natyrale me një buzë rozë të lehtë dhe bronz të errët. Charlotte Tilbury tha për ambasadoren më të re të markës së kozmetikës se:

Jam shumë e emocionuar. Unë u dashurova me Phoebe ndërsa e shikoja në Bridgerton, grimieri i saj madje kishte karakterin e saj si Daphne të veshur me një buzë ‘Pillow Talk’.

Looking good: In a second shot she opted for a more natural look with a light pink lip and darker bronze

Fushata e re vjen pasi shfaqja e saj në sezonin e parë të Bridgerton, numëron mbi 82 milionë klikime  dhe me një llogari marramendëse të gjigandit Netflix në vetëm një muaj. Drama më e pëlqyer, sezoni i parë i së cilës u përqëndrua në romancën midis Daphne Bridgerton dhe Simon, Dukës së Hastings kryesoi listën e serialeve të shërbimit të transmetimit, duke mposhtur dramat duke përfshirë këtu ‘Lupine Part 1’ dhe ‘The Witcher’ me 76 milionë klikime secila. Bridgerton u bë shpejt seriali më i madh i Netflix me fillimin e saj në muajin dhjetor të vitit 2020.

Kujtojmë se është lajmëruar se do të ketë edhe një vazhdim të seralit me një sezon të dytë por ajo çfarë ka ërzitur më së shumti fansat është se aktori Rege-Jean Page nuk do të jetë më pjesë e tij.