Film & Tv Gossip Showbiz

Aktorja e famshme bëhet nënë për herë të parë!

Aktorja e njohur që na ka shoqëruar në vitet e adoleshëncës me filmin “High School Musical”, është bërë nënë për herë të parë. Bëhët fjalë për Ashley Tisdale. Këtë lajm 35-vjeçarja e ndau me fansat e saj në Instagram ku tregoi se ishte bërë me një vajzë.

Çifti e ka pagëzuar vajzën me një emër shumë të veçantë, Jupiter Iris French.

Jupiter Iris French mbërriti në tokë në datë 23 Mars 2021.

 

Rikujtojmë, se Ashley dhe partneri i saj, muzikanti Christopher French janë prej vitesh së bashku. Aktorja mori rolin e Sharpay Evans në “High School Musical”. Në fund të viteve 1990, Ashley fitoi role të vogla në shfaqje TV të tilla si “Seventh Heaven”, “Boston Public” ose “Charmed”, dhe gjithashtu kishte një rol në “Donnie Darco” .

Pak më vonë ajo u shfaq në shfaqjet televizive “The Hughleys” dhe “Still Stading”. Dy vjet më vonë ajo luajti në kastin e “Zack and Cody” dhe mori rolin e Maddie Fitzpatrick dhe për të vijuar më tej me një karrierë tejet të suksesshme.