Celebrities Film & Tv Showbiz

Aktorja e famshme e “Wonder Woman”, Gal Gadot sjell në jetë fëmijën e saj të tretë

Aktorja e famshme izraelite, Gal Gadot, e njohur për rolin e saj në filmin “Wonder Woman”, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë. Gal ka zgjedhur për vajzën e saj të porsalindur emrin Daniella. Aktorja 36-vjeçare e ka bërë lajmin të ditur në llogarinë e saj në “Instagram”. Ajo ka postuar një foto me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj, duke u shfaqur më të lumtur se kurrë. Gal ka shkruar në foton familjare fjalët:

Familja ime e ëmbël. Nuk mund të jem më mirënjohëse dhe e lumtur (dhe e lodhur). Jemi të gjithë të lumtur që po mirëpresim Daniella-n në familjen tonë. Ju uroj tëgjithëve dashuri dhe shëndet.

 

Gal Gadot dhe bashkëshorti i saj, Yaron Varsano, u martuan në vitin 2008 dhe kanë bashkë dy vajza, Alma dhe Maya. Aktorja zbuloi se ishte në pritje të ëmbël pak ditë pasi u shfaq në ceremoninë e çmimeve “Golden Globes”, ku edhe nisën spekulimet e para.

Rikujtojmë se, Gal ka deklaruar se karriera e saj ishte kërcënuar nga regjisori Joss Whedon. Ylli i filmave “Wonder Woman” kishte punuar me Whedon në filmin e vitit 2017, “Justice League”, dhe në një intervistë të fundit aktorja pohoi se regjisori i njohur hollivudian e kishte kërcënuar se do t’i shkatërronte karrierën nëse do të fliste publikisht kundër tij.