Celebrities Film & Tv

Aktorja e famshme ka vendosur të rikthehet në serialin “Grey’s Anatomy”!

Abigail Spencer, një aktore shumë e dashur për të gjithë, së fundmi ka lajmëruar se do të kthehet sërish në rolin e Megan Hunt në “Grey’s Anatomy” për sezonin e ardhshëm të serialit. Ky serial është bërë mjaft i suksesshëm pasi tani do të vijë edhe me sezonin e 18-të. Aktorja do të shfaqet së pari në dramën mjeksore, gjatë premierës së shfaqjes së sezonit më 30 shtator.

Megan Hunt është motra më e vogël e Dr.Owen Hunt, një rol i luajtur nga Kevin McKidd, i cili është gjithashtu një kirurg traumash në serial. Ajo u shpall e vdekur pasi u zhduk për një dekadë gjatë Luftës që ndodhi në Irak. Kujtojmë se në finalen e Sezonit 13, ajo u lirua nga të qenit peng dhe më pas u transferua në Seattle.

Pas transferimit ajo pa përsëri vëllain e saj dhe ai i operoi plagët. Hunt më pas u lidh përsëri me të fejuarin e saj Nathan ku së bashku u transferuan në Los Angeles për të jetuar të lumtur me djalin e saj të birësuar, Farouk. Gjithashtu në sezonin e 15-të ajo bëri një paraqitje shumë të shkurtër.

Dr. Addison Montgomery një rol i luajtur nga një aktore shumë e famshme, Kate Walsh, do të kthehet në spitalin më dramatik të Seattle dhe do të përsërisë rolin e saj në një hark shumë të gjatë episodesh për sezonin e 18-të. Dr.Montgomery u largua nga State Evergreen për në Los Angeles për të luajtur në “Private Practice” të ABC-së.

Ndërkaq, theksojmë se “Grey’s Anatomy” u transmetua nga 2007 deri në 2013 dhe ndoqi Addison ndërsa punonte së bashku me miqtë e saj në një zyrë të shëndetit dhe të mirëqenies. Në sezonin e 17-të të serialit u larguan yjet si Giacomo Gianniotti, Greg Germann dhe Jesse Williams. Anëtarët e kastit origjinal Ellen Pompeo, Chandra Wilson dhe James Pickens Jr. do të shfaqen ende në sezonin e ardhshëm.