Celebrities Showbiz

Aktorja e njohur është në pritje të fëmijës së saj të parë!

Aktorja e njohur Jennifer Lawrence është në pritje të fëmjës së saj të parë. 31-vjeçarja është në pritje të ëmbël me bashkëshortin e saj, drejtori i galerisë së artit Cooke Maroney. Lajmin e ka bërë të ditur revista “People” e cila ka mundur ta konfirmojë ekskluzivisht.

Përfaqësuesi i aktores konfirmoi lajmin e lumtur ditën e djeshme. Lawrence dhe Maroney u lidhën për herë të parë në qershor të vitit 2018 dhe dyshja u fejua në shkurt të vitit që pasoi. Çifti u martua më 19 Tetor 2019, në Rhode Island.

Maroney dhe ylli i “Hunger Games” mbajtën një ceremoni prej 150 të ftuarish, përfshirë miqtë e famshëm Adele, Amy Schumer, Kris Jenner dhe Emma Stone. Ceremonia u zhvillua në pronën luksoze Belcourt of Newport, një rezidencë në Newport që ishte projektuar në 1894 nga arkitekti amerikan Richard Morris Hunt. Prona ishte e frymëzuar nga shtëpia e gjuetisë e Louis XIII në Versajë dhe aktualisht është shtëpia e Carolyn Rafaelian, pronarja e kompanisë së bizhuterive “Alex & Ani”.

Në qershor të vitit 2019, Lawrence e quajti Maroney “njeriun më të mirë që ka takuar ndonjëherë” ndërsa ishte në një intervistë në podkastin e Catt Sadler, “Naked with Catt Sadler”. Ajo u shpreh në atë kohë për partnerin e saj se:

Ai është me të vërtetë njeriu më i mirë dhe bëhet akoma më i mirë sado kohë të kalojë.

Kur u pyet pse zgjodhi të martohej me Maroney, Lawrence vazhdoi:

Unë nuk e di, fillova me gjërat bazike: ‘Si ndihem? A është i mirë? A është i sjellshëm?’ E di që tingëllon vërtet klishe, por ai është thjesht personi më i mirë që kam takuar ndonjëherë, kështu që ndihem shumë e nderuar të bëhem znj. Maroney.

Rikujtojmë se, filmi i ri “Don’t Look Up” që do të vijë së shpejti në Netflix dhe që do të trajtojë një fatkeqësi të mundshme natyrore dhe apatinë e njerëzimit që kryesisht duket se janë indiferentë ndaj dënimit të afërt, do të shfaqë Jennifer Lawrence krah Leonardo DiCaprio-s. Transformimi i saj ndërkohë, për të mirën e rolit është vërtet mbresëlënës. Ajo duket e mrekullueshme me look-un e saj të ri. Me siguri fansat veçse do e shijojnë performancën e saj në film, janë në pritje nëse Lawrence do t’i mbajë flokët edhe pas filmit.