Aktorja e njohur Hayden Panettiere flet për vendimin ‘zemërthyes’ për të hequr dorë nga kujdestaria e vajzës së saj!

Aktorja amerikane Hayden Panettiere së fundmi ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e kujdestarisë së saj dhe Wladimir Klitschko ndaj vajzës së tyre Kaya. Që kur ish-boksieri mori kujdestarinë e plotë të 7-vjeçares në vitin 2018, vajza e saj nuk është kthyer kurrë në Kaliforni.

Më kanë thënë se mund të shkoj dhe ta shoh atë në çdo kohë. Më duhet të shpresoj kur ajo të rritet dhe të ketë mendimin e saj si dhe t’i dëgjohen dëshirat. 

Panettiere detajoi momentin “zemërthyes” që ajo nënshkroi kujdestarinë e plotë ndaj ish të fejuarit të saj ndërsa Kaya ishte në Ukrainë, duke thënë se ishte shokuese për të. Megjithatë Hayden e konsideron atletin si një baba fantastik dhe mendon se beson se ai po bën gjënë e duhur. Panettiere dëshiron që Wladimir në të ardhmen të kuptojë se çfarë do të thotë ndarja e Kaya nga nëna e saj.

Fëmijët kanë nevojë për nënat e tyre. Kaya po shikon përreth dhe po pyet gra të tjera nëse mund t’i quajë mami. Kjo është një thirrje për ndihmë.

Rikujtojmë që Panttiere ishte në lidhje me Wladimirin nga viti 2009 deri në vitin 2018. Ndërkaq, gjithmonë e më shumë emra të njohur të showbiz-it botëror po tregohen të hapur për të rrëfyer varësitë ndaj drograve të ndryshme, si formë për të ndërgjegjësuar publikun rreth pasojave dhe dëmeve të tmerrshme që çdo varësi shkakton në fizikun dhe psikologjinë e njeriut. Rrëfimin e fundit e ka bërë Panettiere e cila ka ndarë episode të varësisë që ajo ka patur për disa vite nga alkooli dhe medikamenete stimulantë të quajtura opioide.