Celebrities Showbiz

Aktorja e njohur ‘kryqëzohet’ nga fansat për shkak të deklaratës së saj mbi vaksinat…

Aktorja e njohur italiane, Ludovica Bizzaglia është një nga ato persona të shumtë që tha me zë të lartë se vaksina duhet bërë me çdo kusht. Edhe nëse të jep një efekt anësor, siç edhe asaj i ndodhi. Ludovica u shpreh:

Kirurgu im i zemrës më diagnostikoi me perikardit, një efekt anësor i vaksinës. Por unë them, tani më shumë se kurrë, se do ta bëja përsëri jo vetëm një herë, por një milion herë. Dhe për këtë njerëzit më urojnë vdekjen.

Ludovica Bizzaglia nuk mundi të parakalonte në pasarelën e Venecias për shkak se vuajti nga perikarditi disa ditë pas dozës së dytë të vaksinës anti COVID, të llojit Moderna, të cilën ajo e mori më 5 gusht. Aktorja 25-vjeçare, tregoi për “Corriere della Sera” se:

Unë i injorova këto fjalë kështu që nuk ia dolën të më mërzitnin. Ato janë disa pika në një oqean, ka shumë prej nesh që e dinë se çfarë është e drejtë për t’u bërë. Besoni në shkencë dhe vaksinohuni. Për më tepër, rreziku i miokarditit ose perikarditit është shumë më i lartë për ata që kalojnë COVID-19, sesa për ata që vaksinohen dhe nuk është e vërtetë që për të rinjtë virusi është vetëm një ftohje. 

Rikujtojmë se, së fundmi Sean Penn ka deklaruar se vaksinat kundër koronavirusit duhet të jenë të detyrueshme, duke e krahasuar mosvaksinimin me drejtimin e armës ndaj dikujt. Aktori i famshëm konfirmoi për CNN se ishte larguar nga xhirimet e serialit “Gaslit”, sepse nuk ishte e detyrueshme që të gjithë aktorët dhe anëtarët e ekipit të vaksinoheshin. Ai ka theksuar se do të kthehej në xhirimet e “Gaslit” kur të jetë i sigurt se njëqind për qind e ekipit është vaksinuar.