Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Thandiwe Newton largohet nga “Magic Mike” për arsye se…

Edhe pse zëdhënësi i aktores së njohur, Thandiwe Newton i ka mohuar pretendimet se ylli është larguar nga filmi i tretë i ardhshëm “Magic Mike” për shkak të një grindjeje në prapaskenë me Channing Tatum, spekulimet vazhdojnë akoma.

Kujtojmë se në muajin nëntor të vitit të kaluar, u konfirmua se do të kishte një vazhdim ose më saktë një film të tretë i cili do t’i bashkoheshe super serive të tjera të mëparshme i titulluar “Magic Mike’s Last Dance”. Ky film ka filluar me xhirimin dhe me prodhimin e tij në Londër në fillim të këtij muaji.

Por së fundmi mesa duket zërat se aktorja është larguar janë konfirmuar dhe se gjithashtu është zbuluar arsyeja e largimit të Thandiwe Newton nga pjesa e tretë e “Magic Mike”.

Pas aludimeve se aktorja Newton po largohej për shkak të një debati me Channing Tatum, një zëdhënës i “Warners” është shprehur se Thandiwe mori vendimin e vështirë për t’u larguar nga prodhimi i “Magic Mike’s Last Dance” të Warner Bros Pictures për t’u marrë me çështjet e saj familjare.

Shkaku për të cilin aktorët kanë zhvilluar një debat sipas raportimeve që një anëtar i ekipit të xhirimeve ka treguar për prestigjiozen “The Sun”, mesa duket ka qenë incidenti i Will Smith me Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”. Në diskutim e sipër Tatum sipas burimeve dyshohet se është shprehur se nuk ka më dëshirë që të punojë me të duke qenë se ai është edhe producenti i filmit. Ndërkohë pas këtyre ngjarjeve që kanë ndodhur “Variety” nga ana tjetër ka raportuar se producentët për vazhdimin e tij kanë zgjedhur aktoren e njohur dhe mjaft të dashur për publikun Salma Hayek si zëvendësuese të Newton.