Love & Sex Showbiz

Aktorja e njohur, shembulli perfekt sesi duhet të reagojë çdo grua pas ndarjes nga partneri!

Aktorja e njohur Kate Bosworth dhe burri i saj, regjisori Michael Polish, po i japin fund martesës së tyre pas 10 vitesh së bashku dhe 8 vite martesë. 38-vjeçarja e dha këtë njoftim në Instagramin e saj. Bosworth ndau një fotografi intime bardh e zi të çiftit duke qeshur dhe duke shikuar në sytë e njëri tjetrit me një deklaratë të përbashkët.

Fillimi është shpesh pjesa më e mirë e dashurisë. Fishekzjarret, magnetët, rebelimi e tërheqja. Fillimi sinjalizon një hapësirë të gjerë të mundësive. Ju ndani një hamburger me dikë që jeni të dashuruar dhe vdisni të lumtur edhe nëse do të ishte ushqimi juaj i fundit. Ndoshta kjo do të duket e çuditshme për disa, romantike për të tjerët. Për ne kjo është e vërteta. Zemrat tona janë të mbushura, pasi kurrë nuk kemi qenë kaq të dashuruar dhe thellësisht mirënjohës për njëri-tjetrin siç bëjmë në këtë vendim për t’u ndarë. Së bashku, gjatë dhjetë viteve të fundit, Michael dhe unë kemi zgjedhur dashurinë, çdo herë. Ne mbajmë duart fort. Sytë tanë shikojnë më thellë njëri-tjetrin, me më shumë guxim tani.

Rikujtojmë, se disa kohë më parë Kate Bosworth u rrëfye në “ES Magazine” për herë të parë ‘live’ dhe përballë një publiku, rreth skandaleve seksuale që ajo ka përjetuar në karrierën e saj.

Ajo tregoi se ndihet e çliruar që më në fund është e lirë të flasë hapur mbi këtë fenomen të tmerrshëm që më parë e diskutonte me mikeshat e saj fshehurazi. Si shumë femra të tjera edhe ylli i “Beyond The Sea” ka qenë pre e ngacmimeve seksuale, ofendimeve dhe shkarkimeve nga puna.

Kate për një kohë të gjatë ka qenë e papunë pasi një pjesë e mirë e mundësive për të marrë një rol filmik varion nga ajo çfarë një aktore ofron seksualisht për regjisorin. Jo vetëm Harvey Weinstein bën pjesë në këtë rrjet por edhe shumë emra të tjerë të njohur në industri. Ndërkaq, ajo u shpreh:

Është e vështirë të gjesh punë në Hollivud pasi mundësitë dhe kushtet në të cilat gjendet një aktore nuk janë aspak të kënaqshme. Për vite të tëra kam qenë e papunë, merrja pjesë në role shumë të vogla dhe nuk kisha as para.