Film & Tv

Aktorja e njohur, shtatzënë për herë të parë!

Aktorja e famshme, Emma Stone po pret fëmijën e saj të parë. “Dailymail” ka publikuar së fundmi foto të aktores me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar kështu zërat. Gjithashtu, burime për “Us Weekly” bën me dije se Emma është shumë e lumtur për shtatzëninë e saj.

Stone dhe parteri i saj, Dave McCary, e bënë publike fejesën dhjetorin e vitit 2019, përmes një postimi në rrjete sociale, ku Emma tregonte unazën e diamantit. Dyshja kishin menduar të martoheshin që në mars, por i shtynë planet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Rikujtojmë, se 31-vjeçarja dhe skenaristi i njohur 35-vjeçar e nisën romancën në tetor të 2017-ës për tu fejuar dy vite më vonë. Thuhet se dyshja u martuan zyrtarisht në shtatorin e 2020-ës.