Gossip Showbiz

Aktorja e njohur trondit me deklaratën e saj: “Çdo grua që njoh është abuzuar seksualisht”!

Së fundmi aktorja e njohur Keira Knightley ka folur rreth industrisë së filmit. Në një intervistë për “Harper’s Bazaar”, aktistja ka deklaruar se çdo grua që ka njohur është ngacmuar ose abuzuar seksualisht njëherë në jetë.

As unë nuk bëj përjashtim nga ky grup. Është e tmerrshme sa shumë mundësi ju mohohen grave dhe ndihem shumë keq për këtë fakt. Akoma gjykohemi shumë.

Gjithashtu ajo ka treguar se ka marrë një vendim për të mos u shfaqur më kurrë nudo në filma, që kanë në drejtimin e tyre regjisorë burra. Rikujtojmë, se para pak kohësh këngëtarja e njohur Lady Gaga shokoi me deklaratën e saj.

Ajo ka thënë se një producent muzikor e përdhunoi kur ajo ishte 19-vjeçe dhe e la shtatzënë. 35-vjeçaja, detajoi abuzimin në dokumentarin e “Apple TV+”, të Princ Harry-t dhe Oprah Winfrey, “The Me You Can Not See”. Rikujtojmë gjithashtu se aktori i njohur Kevin Spacey i është rikthyer sërish botës së aktrimit pas akuzave për abuzim seksual.

Sipas mediave të huaja, aktori do të luajë rolin e një detektivi policie në filmin itialian “L’uomo Che Disegnò Dio”. Lajmi është konfirmuar edhe nga producenti i filmit Louis Nero, i cili ka treguar se Kevin ka nisur xhirimet.

Sa i përket aktores Keira, ajo së fundmi ka treguar sesi e ka kaluar kohë gjatë periudhës së pandemisë. Knightley gjatë ditëve të pandemisë ka veshur Chanel çdo ditë, nga koka të këmbët.