Health & Beauty Showbiz

Aktorja e njohur zbulon për të gjitha gratë në menopauzë pijen perfekte për metabolizmin!

Aktorja e njohur, Gwyneth Paltrow po përpiqet të thyejë tabunë e menopauzës ku gratë flasin shumë pak për të. Artistja hyri në perimenopauzë në moshën 43-vjeçare dhe sipas saj kjo është një fazë që sjell ndryshime të rëndësishme si fizike ashtu edhe mendore. Një dietë e ekuilibruar, stërvitje intensive fizike dhe një mjek që ju udhëzon janë të domosdoshme. Paltrow ndërkaq në faqen e saj “Goop” ofron një recetë që mesa duket është e jashtëzakonshme për kontrollin e peshës.

Siç ka bërë edhe në të kaluarën, ajo përpiqet të përqendrojë vëmendjen në një moshë që është e bukur dhe që nuk duhet të ballafaqohet me frikën. Receta e saj? Koncentrat kanelle, pastaj borzilok i cili përdoret gjerësisht në kuzhinën mesdhetare dhe juglindore për aromën e tij: në traditat e fesë hindu konsiderohet një bimë e shenjtë që identifikon Lakshmin, nusen e Vishnu, një simbol të harmonisë, bukurisë dhe perëndeshës së pjellorisë. Dhe pastaj? Boronica, kakao, avokado. Gwyneth është e bindur se kjo recetë e ndihmon shumë metabolizmin.

Provojeni njëherë dhe shikoni rezultatin!

Rikujtojmë, se aktorja e njohur para disa kohëve deklaroi se nuk e dashuron dhe nuk i pëlqen më të luajë nëpër filma. Ylli i Hollywood-it përgjatë 5 viteve të fundit është shfaqur vetëm me rolin e Pepper Potts në tre filma të Marvel. Roli i saj kryesor i fundit është në filmin me metrazh të gjatë “Mortdecai” në vitin 2015, ku luajti përballë Johnny Depp.

Paltrow ka bërë disa filma me kompaninë e Harvey Weinstein, Miramax. Në vitin 2017, aktorja tha se Weinstein e kishte thirrur në suitën e tij në hotel dhe e kishte ngacmuar atë seksualisht. Ky i fundit, po kryen dënimin me 23 vite burg për përdhunim dhe agresion seksual.