Showbiz

Aktorja hollivudiane bëhet nënë për herë të tretë në moshën 44-vjeçare

Me Milla Jovovich jemi njohur në filmin e famshëm “Elementi i Pesti” me të cilin u bë e famshme.

Aktorja hollivudiane u bë nënë për herë të tretë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur vajza e saj 12-vjeçare, Ever e cila shpërndau në profilin e saj të Instagram-it një foto familjare në maternitet.

Milla është bërë nënë në moshën 44-vjeçare dhe në një intervistë të dhënë pak kohë më parë u shpreh e frikësuar mbi shtatzëninë për shkak të moshës së saj.