Celebrities Gossip Music Showbiz

Akullorja e Ledrit dhe Ardian Bujupit!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Ai thuajse kurrë nuk ka ndaluar së sjellur muzikë të mirë për ndjekësit e tij.

E ashtu si na ka treguar se është gjithmonë në punë e sipër për hite të reja, para pak ditësh Ledri lajmëroi se do të vij me një bashkëpunim muzikor me këngëtarin e njohur, Ardian Bujupin dhe se kishin nisur xhirimet për videoklipin e këngës. Duket se tashmë bashkëpunimi i tyre është gati për tu lansuar, pasi së fundmi me anë të një postimi në ‘Instastory’ Ledri ka treguar se kënga do të publikohet në datën 1 Korrik dhe se titulli do të jetë ‘Gelato’ (Akullore).

Pas publikimit të këngës së fundit që titullohet ‘Monaco’, Ledri solli dhe një tjetër bashkëpunim me reperin e njohur Lluni.

Së fundmi dy artistë shumë të njohur na kanë treguar se do të kenë një bashkëpunim muzikor së shpejti. Bëhet fjalë për Gjikon dhe Ledri Vulën. Të dy artistët kanë postuar një foto së bashku në “Instastory’, ku na kanë bërë me dije se së shpejti do të vijnë me një këngë të re. Reperët kanë bashkëpunuar edhe me parë me njëri-tjetrin dhe kanë publikuar këngë që janë pëlqyer shumë nga publiku.