Aktualitet

Akuza nga demokratët, Edit Harxhi: Drejtorët e bashkisë Lushnjë intimidojnë qytetarët në QV!

Drejtoresha e Arsimit në bashkinë e Lushnjës ka shkruar me lista në dorë, duke intimiduar zgjedhësit në QV. Edit Harxhi ka dalë në një deklaratë duke thënë se drejtorët e bashkisë po përpiqen të intimidojnë qytetarët. Me nëndrejtorin e spitalit e njëjta gjë. Ka shkuar në Gorre me lista, duke intimiduar votuesit.

Drejtorët e bashkisë janë në terren dhe po mundohen të intimidojnë qytetarët. Përpara disa orësh kemi pasur një moment ku dejtoresha e Arsimit, në zonën 18 tetori ,ndodhej me lista votuesish dhe tentonte të indtidimidonte qytetarët.

E njëjta gjë ndodh edhe me nëndrejtorin e spitalit , i cili në zonën e Gorresë, pothuajse gjithë paraditen deri tani në orën katër vazhdonte të intimidonte të gjithë votuesit që hynin në një nga QV në zonën e Gorresë. Kjo ka ndodhur rëndomë me disa qendra votimi në disa zona në Lushnjë. 

Teksa ka mbetur rreth një orë e gjysmë nga mbyllja e votimit, ju bëj thirrje të dilni masivisht në zgjedhje.