Showbiz

Akuza për përdhunim, Drake shpallet i pafajshëm

Drake ka fituar betejën ligjore me Layla Lace e cila dy vite më parë ngriti akuza kundrejt reperit duke pretenduar se ky i fundit e ka përdhunuar dhe ajo priste fëmijën e tij.

Kur kjo ngjarje mori dhenë në media, edhe vajza të tjera nisën të kenë pretendime se Drake i ka ngacmuar seksualisht madje disa janë shprehur se ai i ka përdhunuar.

Ditën e djeshme 32-vjeçari u shpall i pafajshëm. Gjykata e Los Angeles arriti në përfundimin se nuk ka prova të mjaftueshme që e bëjnë atë fajtor të këtij krimi ndërkohë që avokatja e tij ka arritur një marrëvedhje që Layla të mos i bëjë më shantazh reperit dhe të mos e ndjekë më nëpër koncerte.