Bota

Akuza për zgjedhjet 2020, Trump: Kisha çdo të drejtë të ndërhyja!

I përballur me akuza në nivel federal dhe shtetëror, nën dyshimet për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitin 2020, ish presidenti amerikan Donald Trump i përshkruan ato si absurde, teksa pretendon se kishte të gjithë të drejtën të ndërhynte.

 “Kush ka dëgjuar të ngrihen ndaj teje akuza për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale kur ke të gjithë të drejtën për ta bërë këtë?”, u shpreh kandidati republikan për presidencialet e 5 nëntorit në SHBA gjatë një interviste të transmetuar të dielën në kanalin Fox News.

Një padi federale e atë se tentoi të përmbysë e zgjedhjeve dhe të bllokonte askohe çertifikimin në Kongres të fitores së JoeBiden dhe duke ia mohuar zgjedhësve të drejtën për zgjedhje të drejta.

Muajin e kaluar, ish-presidenti u përball me një padi të rishikuar mbi këtë çështje, si pasojë e një vendimi të Gjykatës së Lartë, që u jep imunitet të pakufizuar ish-presidentëve nga ndjekja penale, për akte të kryera gjatë ushtrimit të detyrës.

Trump përballet me akuza të ngjashme në Qarkun Fulton, në Xhorxhia, ku i është ngritur edhe një akuzë për veprimtari të paligjshme në bashkëpunim.

Çështja është aktualisht në pritje, ndërsa gjykata e apelit në Xhorxhia po shqyrton një çështje që lidhet me rolin e prokurores së qarkut.

Trump nuk ka thënë deri më tani nëse do t’i pranonte pa kushte rezultatet e zgjedhjeve të 5 nëntorit, nëse ato do t’i fitonte rivalja demokrate, nënpresidentja Kamala Harris.