Showbiz

Akuzat për abuzime seksuale, arrestohet më në fund R. Kelly

Reperi i famshëm R. Kelly muajt e fundit është përballuar me akuza të shumta për ngacmime seksuale, përdhunime dhe trafikime të të miturve.

Mbrëmjen e kaluar ai është arrestuar nga autoritetet përkatëse në Chicago pasi mbi të rënduan akuza të reja për trafikim seksi.

Këngëtari i rrymës R&B nisi të akuzohej për krime të tilla që pas publikimit të dokumentarit “Surviving R. Kelly” që bën fjalë për jetën e tij private.

Në dokumentarin me 6 seri ka rreth 50 deklarata nga gazetarë, miq dhe familjarë të tij të cilët tregojnë marrëdhëniet dhe eksperiencat e tyre më këngëtarin.

Publiku menjëherë më pas nisi të krijojë një fushatë online nën moton #MuteRKelly. Këto akuza bënë që edhe Sony Music të ndërpriste kontratën me të.