Bota

Akuzat për ngacmim seksual, dorëhiqet Guvernatori i New York-ut!

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka dhënë dorëheqjen nga posti, pasi u zbulua se ngacmonte seksualisht disa punonjëse

“Gjëja më e mirë që mund të bëj tani është të tërhiqem mënjanë”, tha Cuomo. Dorëheqja e tij hyn në fuqi për 14 ditë, ndërsa posti do i kalojë nënkolonelit Kathy Hochul.

Ish-guvernatori tashmë, është përballur me presion të shtuar nga qytetarët, por edhe nga vetë presidenti Joe Biden për t’u dorëhequr, pasi skandali që ai u përfshi, u konsiderua si i përmasave të mëdha.

Sipas hetimit, Cuomo ka shkelur ligjet shtetërore dhe ato federale.

Vitin e kaluar, Cuomo është akuzuar për sjellje të keqe seksuale ndaj disa grave.

Hetuesit është thënë se kanë biseduar me gati 200 persona, duke përfshirë ata që kanë dëshmuar kundër Guvernatorit.

Sipas saj, Cuomo ka intimiduar fizikisht gratë dhe ka bërë komente ofenduese apo seksiste.

Po ashtu tha se në një rast, Cuomo dhe stafi i tij janë hakmarrë kundër një ish-punonjëseje, e cila e ka akuzuar atë për shpërdorim detyre.