Gossip Showbiz

Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 20 femra, reagon aktori i njohur!

Pasi është akuzuar nga 20 femra për ngacmim seksual dhe bullizëm, vjen edhe reagimi nga aktori dhe regjisori i njohur britanik, Noel Clarke. Ai tha se do të kërkonte ndihmë profesionale për të ‘ndryshuar në të mirë’,

Clarke, i cili luajti në “Doctor Who” dhe krijoi trilogjinë e filmit “Kidulthood”, “Adulthood” dhe “Brotherhood”, mohon të ketë bërë një gjë të tillë.

Raportet e fundit, megjithatë, ma kanë bërë të qartë se disa nga veprimet e mia kanë prekur njerëzit në mënyra që unë nuk i kisha ndërmend. Për ata individë, më vjen keq. Unë do të kërkoj ndihmë profesionale për të edukuar veten dhe për të ndryshuar për mirë.

45 vjeçari, bëri deklaratën një ditë pasi “The Guardian” publikoi akuzat që bënë 20 gra për sjellje seksuale, sjellje të papërshtatshme, ngacmime etj. Pas akuzave gjithashtu Akademia e Filmit në Britani pezulloi anëtarësimin e Clarke dhe çmimin e tij për kontributin e jashtëzakonshëm në kinema, dhënë atij në fillim të këtij muaji.