Showbiz

Alan Moore kundër filmave me superheronj!

Filmat me superheronj janë kthyer në makineri fitimi parash dhe influence.

Disa prej tyre duke ndjekur trendet politike dhe sociale janë kthyer në amplifikues të zërit të shoqërisë, por për dikë kjo gjë nuk është e drejtë dhe shikohet më shumë si një arratisje nga realiteti sesa si një e mirë.

Alan Moore, krijues i  “V for Vendetta” dhe “Watchmen” i urren këto filma. “Vjet më parë u shpreha se është për tu shqetësuar që qindra mijëra persona në moshë madhore po mbajnë rradhë për të parë karaktere të cilat janë krijuar 50 vjet më parë për të zbavitur 12-vjeçare”.

“Ato janë simptoma të së njejtës gjë – një mospranim i realitetit dhe dëshire për të gjetur zgjidhje të thjeshta dhe sensacionale” – u shpreh Moore.

Moore i bashkohet zërave të tjerë kritik të filmave me superheronj si Martin Scorcese që i ka quajtur “Parqe tematike dhe jo kinema” si edhe Coppola që i ka rënë pak më shkurt duke i quajtur “të neveritshëm”.