Celebrities Music

“Alar Band” tregojnë eksluzivisht detajet e pathëna të këngës së tyre më të re dhe jo vetëm…

Ditën e sotme në emisionin “Wake Up” me Ori Nebijaj dhe Isli Islamin, ishin të ftuar Alar Band. Një grup shumë i talentuar, por njëkohësisht edhe shumë karizmatik. Ndër të tjera ata folën më shumë dhe për projektin e tyre më të ri, të titulluar “Luj”, që ka rrëmbyer shumë shpejt zemrat e publikut. Një këngë sa verore aq edhe e thjeshtë dhe  ritmike. Në studio ishin Xhieldo dhe Arditi, dy nga anëtarët e grupit. Ata treguan si ishte për ta ky projekt.

Ne planin kështu e kishim që ta nxirrnim tani. Ne kemi bërë dhe një këngë tjetër, ai ishte një bashkëpunim dhe tani donim që të vinim solo. “Luj”, ndryshe nga të gjithë këngët e tjera që kemi pasur një kompozitor tjetër, këtë herë kishim Renaton, që është një nga pjesëtarët e grupit, që e kompozoi dhe bëri dhe tekstin. Nuk e di nga çfarë u frymëzua ai për këtë këngë.

Tanimë duket sikur Alar Band janë më autonom dhe sikur vendosin më shumë për veten.

Sigurisht. Këngën ne na e prezantoi Renato, kishte bërë një demo dhe që në momentet e para që ne e dëgjuam, ishte një këngë që ne na pëlqeu shumë. Dhe besoj që i ka pëlqyer dhe publikut.

Duke diskutuar mbi situatën e vështirë të pandemisë që ka shqetësuar çdo artist, ku dhe njerëzit kanë kursyer më shumë, ata u pyetën dhe për xhirimin e videoklipit të tyre muzikor. Arditi u përgjigj për këtë duke thënë se:

Mendoj se ky është një problem që e kanë hasur të gjithë artistët. Pandemia është diçka që realisht na goditi shumë, patëm shumë penalizime. Por që u shtrënguam pak. Ne kemi një favor që kemi mikun tonë të ngushtë, Andin, që merret me pjesën e klipeve dhe imazhin tonë, fotove, seteve. Është pikërisht ai që merret me këtë pjesë dhe duke marrë parasysh situatën, ne patëm një kompromis me të. 

Por ku u xhirua “Luj”? Xhieldo u shpreh:

E gjithë ideja ishte e Andit dhe Renatos, personalisht unë në këtë klip nuk kam marrë pjesë fare. Vetëm kam kënduar. Klipi është xhiruar në Divjakë, ishte një vend si shkretëtirë. Unë nuk kisha qenë asnjëherë. Ishte një eksperiencë shumë e bukur. Aty u improvizuan të gjitha. U realizua klipi dhe ka dalë bukur.

Si mendojnë ata se u prit kënga e tyre nga njerëzit?

Është pritur mjaft mirë nga rrethi ynë i ngushtë, nga familjet dhe miqtë tanë. Kemi marrë shumë komplimente për të. Ka pasur një impakt të mirë. 

Alar Band kanë gati 6 vite që janë në treg si një grup muzikor. A mendojnë ata se sa më shumë që kalon vështirësohen gjërat, apo ja marrin më shumë dorën për të bërë muzikë të mirë?

Normalisht që ti konsolidohesh dhe në momentin që ne kemi qenë grup që nuk ja kishim idenë kompozitorëve, tani ne po fillojmë t’i bëjmë këngët vetë. 2-3 këngët që kemi tani në sezonin e dimrit, do të shikojmë se çfarë mund të bëjmë vetë e çfarë mund të bëjnë kompozitorët. Prandaj ky është një konsolidim që mund ta shtyjë grupin më përpara.

A e kanë ata në plan që të jenë pjesë e Festivalit të Fundvitit?

Nuk e kam pasur mendjen tek kjo gjë. Nuk e kam ndjekur. Por besoj pse jo, nuk ka asnjë lloj problemi që të marrim pjesë. Por siç e thashë, nuk ka qenë ai fokusi im. – përgjigjet Xhieldo. 

Ata kanë treguar gjithashtu planet për projektet e tyre më të reja që do të vijnë së shpejti.

Kemi dy këngë të tjera për të realizuar. Presim momentin. Por nuk do të jenë këngë ritmike, do të jenë më të përmbajtura dhe melankolike, për t’iu përshtatur sezonit të dimrit.

Por kujt i dedikohet “Luj”?

Të gjithëve. “Luj” është që të kërcejmë të gjithë së bashku. Duhet të jetë Renato këtu për ta pyetur se me kë e kishte.

“Luj” së fundmi është bërë pjesë dhe e “The Top List”, në “Top Awards”. Nëse edhe juve ju pëlqen projekti i Alar Band, ju mund ta votoni atë për të vazhduar që të jetë pjesë e klasifikimit.