Bota

Shpërthen vullkani, alarm cunami në Paqësor/Valë gjigante!

Pas një shpërthimi të fuqishëm të vullkanit nënujor Hunga Tonga-Hunga, një alarm për cunami u dha në një zonë të madhe të Paqësorit që përfshin mbretërinë e Tongës, ishujt Fixhi dhe Zelandën e Re. Këtë e raporton BBC. Videot e postuara në rrjetet sociale në Tonga tregojnë valë të pazakonta prej 1.2 metrash që përplaseshin mbi një kishë, si edhe disa shtëpi. Dëshmitarët treguan për një shi hiri mbi kryeqytetin, Nukualofa.

Lartësia maksimale e regjistruar e valëve menjëherë pas shpërthimit të djeshëm ishte 30 centimetra. Faqja e lajmeve “Islands Business” raportoi se një autokolonë me trupa policore dhe ushtarake evakuoi Mbretin Tupou VI të Tongës nga pallati i tij pranë bregut.

Banorëve iu kërkua të largoheshin nga bregdeti. Shtyllat e gazit, tymi dhe hiri që derdheshin nga vullkani arritën në 20 km në qiell, siç konfirmon Shërbimi Gjeologjik i Tongas. Shpërthimi më i fundit zgjati tetë minuta dhe ishte aq i fortë sa u dëgjua në Fixhi, më shumë se 800 km nga Tonga, thanë zyrtarët në kryeqytetin Suva.