Bota

Alarmi COVID, Amerika i mbyll dyert Europës!

Në Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar për rritjen e ndjeshme të rasteve me koronavirus, të trefishuara në javët e fundit për shkak të variantit Delta. Kjo është arsyeja përse Shtëpia e Bardhë vendosi të mbajë në fuqi të gjitha kufizimet mbi udhëtimet jo thelbësore me vendet e Bashkimit Europian, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë e Meksikën.

Të kota përpjekjet e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila në vizitën e para pak kohëve në Uashington tentoi të bindte presidentin Joe Biden për të hequr kufizimet.

Ndërkohë, turistët amerikanë lejohen të udhëtojnë në zonën Shengen. Leje kanë edhe ata kanadezë por me kusht që të jenë të vaksinuar kundër koronavirusit.

Në Amerikë, gjysma e qytetarëve në moshë madhore nuk kanë marrë as dozën e parë të vaksinës anti-koronavirus.

Kryeimunologu Anthony Fauci jep alarmin për rrezikun e të tjera valëve të infektimeve nga koronavirusi në vendin më të goditur në botë nga pandemia, me rreth 35 milion raste e afro 611 mijë viktima.