Celebrities Film & Tv

Alban Dudushi rrëfen, nga ndryshimi i pamjes së tij e deri tek emisioni i parë i “Top Show” që nuk u transmetua asnjëherë!

Nga edicioni i parë i lajmeve në Top Channel apo emisionet e para të transmetuara, publiku është njohur më shumë me prapaskenat apo çastet e krijimit të atij që u kthye në televizionin më të madh dhe ekranin e të gjithë shqiptarëve. Në episodin e parë të “Ëndërrtjerrësit” zbuluam se cili është mëkati më i madh që mund të bënte dhe bëjë një gazetar në Top Channel.

Gazetari dhe moderatori i njohur Alban Dudushi është kthyer pas në kohë në fillimet e karrierës së tij në televizion. Ai rrëfeu për ndryshimin e tij në paraqitje dhe faktin se si emisioni i parë i “Top Show” nuk u transmetua asnjëherë. Por pse?

Ndonjëherë mërzitesha me flokët e gjata dhe mundohesha ti shkurtoja por asnjëherë nuk guxoja t’i shkurtoja sa i kam tani. Emisioni i parë i “Top Show” nuk u transmetua asnjëherë. Të gjithë emisionet që do të transmetoheshin për herë të parë do të ishin më 17 dhjetor. Erdhi Tani e pa dhe tha nuk bën. Emisioni i parë u miksua dhe me “Portokalli” dhe më 20 janar kemi dalë me “berberët kundër parukierëve”. Ky bëri ‘boom’ të madh se atëherë personazhet duhet të ishin të afirmuar për të qenë në ekran ndërsa qëllimi i “Top Show” ishte që të kishte sa më tepër personazhe interesantë dhe profesionistë të fushave të ndryshme.