Celebrities Gossip Music Showbiz

Alban Ramosaj është gati të lansojë këngën e re, por kohën e publikimit e vendosni ju!

Alban Ramosaj është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe një nga emrat më të komentuar të momentit. Kohët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së tij në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Albani arriti që të merrte vendin e dytë pas Ronela Hajatit, e cila rrëmbeu vendin e parë dhe na përfaqësoi ditën e djeshme në gjysmëfinalen e parë në Eurovision edhe pse nuk ia doli të kualifikohet në finale.

Kohëve të fundit Albani ka lajmëruar se këtë verë do të vijë me disa projekte muzikore, ku si rradhë herë do të kenë edhe bashkëpunime, ku një ndër to do të jetë edhe me motrën e tij, këngëtaren e njohur Beatrix Ramosaj. Deri më tani Albani nuk ka publikuar asnjë nga këngët e reja, por duket se pritja ka marrë fund, pasi së fundmi ka postuar një foto në Instagram nga videoklipi i këngës, i cili duket se është xhiruar në shkretëtirat e Saharasë dhe se do të publikohet sot ose nesër.

A jeni për #SAHARA sot apo nesër?

Përpos një marrëdhënie të shkëlqyer që kanë me njëri-tjetrin, Trixa dhe Albani kanë vendosur të bashkojnë forcat edhe në muzikë. Si dy këngëtarë shumë të pëlqyer dhe me projekte që numërojnë miliona klikime, ky bashkëpunim mes dyshes gjatë kësaj vere do të jetë një konkurrencë edhe për artistët e tjerë që po lansojnë mjaft bashkëpunime.