Celebrities Music Showbiz

Alban Ramosaj i përgjigjet Mentor Hazirit!

Deklaratat dhe akuzat kundër produksionit të Festivalit të Këngës në radio Televizionin Shqiptar nga Mentor Haziri pasi kënga e tij nuk u pranua në garë ishin të shumta. Sipas tij nuk i është dhënë asnjë arsye se pse kënga e tij nuk është përzgjedhur për festivalin. Madje ai u shpreh se Festivali i Këngës nuk i do shqiptarët nga Kosova dhe ky është një turp. Ai u shpreh se:

Marre ju qoftë juve, komisioni i turpit; Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Çafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni, që u frikësuat aq shumë nga një shqiptar i Kosovës sa që nuk ia dhatë mundësinë as të garojë me të tjerët, sepse jeni mësuar me festivale orgjish ‘playback’-u. Gjë që fatkeqësisht unë nuk e bëj dot, por këndoj live. Dhe mos harroni shumë shpejt në Kosovë bëhet Festivali i cili përfaqëson Kosovën në Eurosong. Dhe ju do të humbni shumë nga artistët kosovarë të cilët që nga viti 2000 sollën Pop-in, Rock– un, Hip Hop-in, Jazz-in e Funk-un në muzikën e Shqipërisë. Kjo këngë do të vijë së shpejti me videoklip dhe e shihni arsyen pse këta nuk e pranuan, sepse frikesohen nga e mira, nga origjinalja, nga muzika e vërtetë prandaj. Kam filluar të besoj në kombin kosovar.

Lidhur me këtë deklaratë të Mentorit ka reaguar dhe këngëtari Alban Ramosaj. Sipas Albanit, ai është duke nxitur ndarje dhe urrejtje mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Ai shkroi në komentin e tij:

Mentor, në fakt jam unë nga Kosova, specifikisht nga Llapashtica e poshtme e Podujevës dhe jam konkurrrent sivjet në FIK. Fakti që komentoj është se 1. Po nxit ndarje, helm dhe urrejtje midis “dy kombeve” që në fakt ne jemi një dhe komentet e tua janë të pavenda. E ndjej të detyrueshme të jap mendimin tim duke qenë se jo kot e gëzoj emrin “Alban” jam krenar për gjakun që kam dhe historinë që mbartim në venat tona dhe më vjen turp që lexoj nga ty këto fjalë. Dhe 2. Fakti që nuk je pranuar duhet të ketë arsye, mesa di unë (nuk kam asnjë kontakt me askënd aty brenda, por me llafe dhe të dëgjuar) nuk lejohen kredite nga të huaj përshembull kompozitor, orkestrues, etj. Nuk jam i sigurt për këtë të fundit, por sidoqoftë e vetmja gjë amatoreske këtu, është reagimi yt. Më vjen keq që po ndan këtë anë tënden me publikun dhe po jep këtë shembull për ata ndjekës dhe fansa që ke.

Gjithsesi i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel nëpërmjet një lidhje me Skype, Mentori ka kërkuar ndjesë për deklaratën e tij pasi ka qenë një moment nervozizmi dhe i tërheq fjalët e tij.