Celebrities Music Showbiz

Alban Ramosaj ndan me ndjekësit emocionet e performancës së tij në skenë!

Alban Ramosaj është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe një nga emrat më të komentuar të momentit. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së tij në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Mbrëmjen e djeshme ishte pikërisht nata e parë e këtij festivali, ku performoi dhe Alban Ramosaj me këngën e tij “Theje”. Pas performancës së tij, Albani ndau në llogarinë e tij në Instagram me ndjekësit, emocionet e forta në skenë. Këngëtari shkroi:

Duartrokitjet, ngritjet në këmbë, këndimi bashkë me mua… po më shëroni zemrën… përulem para jush… Mirënjohje përjetësisht për ju në sallë, për ju para televizionit dhe ju mbrapa kuintave…

Rikujtojmë se, i ftuar para pak kohësh në “Pardon My French” në Top Albania Radio, Alban Ramosaj zbuloi më shumë mbi këngën e tij “Theje”, por jo vetëm. Duket se pavarësisht vlerësimit të madh nga fansat, Albani është përballur me disa vështirësi, pasi ka patur tension për këtë projekt të tijin.

Isha betuar me veten time që nuk do bëj më gjëra të tilla sepse nuk e keni idenë sa ankth, stres, presion pune më është dashur për atë projekt… Është një lloj presioni aq i madh, është shumë gjë e mirë kur të thonë që është kënga fituese apo nëse nuk zgjidhem do të bëjnë protestë. Janë shumë të bukura, por kur të përsëriten… Nuk e bëj për asnjë lloj qëllimi, dua thjesht të bëj muzikë… Festivali do kaq shumë impenjim, çdo moment duhet t’ia kushtosh…