Celebrities Gossip Showbiz

Alban Ramosaj sapo dëshmoi se është “çun mami”, këngëtari ka të njëjtin hall si të gjithë ju!

Këngëtari i njohur Alban Ramosaj, mesa duket është në një hall të madh. Sigurisht që jetesa pa mamanë është e vështirë për çdo fëmijë i cili merr përsipër të jetojë vetëm apo të udhëtoj shpesh nëpër vende të ndryshme sepse sigurisht do t’i duhet të bëjë gjithçka vet.

Edhe Albani hyn tek djemtë që nëse nuk ka mamanë afër, jeta e tij është një rrëmujë e vërtetë. Më anë të një video të postuar në Instastory, Ramosaj ka treguar gjendjen e rrobave dhe sigurisht që për të kjo gjë është një sfidë në vetvete. Ndërkaq, Albani ka shkruar se:

Kur s’ke mamin me të organizu dollapin e rrobat, me la e me shpla se je çun indipendent. Jetë e vështirë. Po ty, t’i lan mami rrobat apo?

Alban Ramosaj është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe një nga emrat më të komentuar të momentit. Kohët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së tij në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Albani arriti që të merrte vendin e dytë pas Ronela Hajatit, e cila rrëmbeu vendin e parë dhe do të na përfaqësojë vitin e ardhshëm në Eurovision. Por, gjithsesi edhe pse nuk fitoi, performanca e këngëtarit në Festivalin e Këngës padyshim që do ngelet gjatë në memorien e njerëzve pasi ishte tejet emocionuese dhe e kënduar me gjithë shpirt, jo vetëm nga ai por dhe nga Gjergj Leka, i cili e shoqëroi në skenë.