Celebrities Gossip Showbiz

Alban Ramosaj ‘thumbon’ Borën dhe Donaldin?!

Alban Ramosaj është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe një nga emrat më të komentuar të momentit. Kohët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së tij në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Albani arriti që të merrte vendin e dytë pas Ronela Hajatit, e cila rrëmbeu vendin e parë dhe do të na përfaqësojë vitin e ardhshëm në Eurovision.

Por, gjithsesi edhe pse nuk fitoi, performanca e këngëtarit në Festivalin e Këngës padyshim që do ngelet gjatë në memorien e njerëzve pasi ishte tejet emocionuese dhe e kënduar me gjithë shpirt, jo vetëm nga ai por dhe nga Gjergj Leka, i cili e shoqëroi në skenë.

Por, përpos karrierës muzikore, Albani ka qenë shumë i përfolur edhe për ‘trekëndëshin’ e famshëm Bora-Donald-Trixa. Si vëllai i kësaj të fundit ai ka qenë mjaft i komentuar dhe nën vëzhgimin kritik të ndjekësve lidhur me qëndrimin e tij ndaj kësaj situate.

Së fundmi, një faqe në Instagram e ka komentuar Albanin lidhur me pasurinë e tij dhe në formë shakaje këngëtari ka reaguar duke ‘thumbuar’ kështu në mënyrë jo të drejtpërdrejt Borën dhe Donaldin.

Të kisha aq lekë unë do blija dy shtëpi në Kosovë e dy në Tiranë, e 1M ‘followers’ e pushime në Vjenë, ç’flet ti

Nëse po pyesnit veten se çfarë lidhje ka ky koment me Borën dhe Donaldin, ju rikujtojmë se prezantuesja ka 1M followers në Instagram dhe Donaldi pas daljes nga shtëpia e ‘BBV’ u shpreh se do të ndërtonte katër shtëpi për familjet në nevojë.

Pak ditë më parë me anë të një postimi në rrjete sociale, Albani ka shpërndarë një foto të tijën ku shfaqej i veshur si endacak dhe me pranga në duar ka treguar se është shumë i emocionuar të ndajë me ne lajmin se do të luajë në serialin ikonik “Game of Thrones”.

Nuk e dimë ende nëse kjo ishte një gënjeshtër në formë shakaje për 1 Prillin apo lajm i vërtetë, megjithatë na mbetet të presim se çfarë do të na thotë artisti në vijim.