Celebrities Gossip Showbiz

Alban Skënderaj dhe Elgit Doda sjellin “Parajsa ime 2” dhe nuk na zhgënjyen aspak!

Elgit Doda dhe Alban Skënderaj kishin treguar prej ditësh se do të sillnin një projekt të ri muzikor së bashku. Duke parë suksesin e “Parajsa ime” të publikuar në verën e vitit të kaluar, dy këngëtarët vendosën të sillnin “Parajsa ime 2”.

Me ritme verore, ashtu siç pritej dhe një klip në bregun e detit, kënga ngjason me këngët latine shumë të përshtatshme për këtë sezon. Ndërkohë që tekstin e këngës e ka shkruar Albani, ndërsa muzikën e ka realizuar Elgiti.

Së fundmi, kujtojmë se Elgit Doda ka qenë pjesë e portaleve pas thumbave që ka hedhur ndaj Ana Lleshit, ish- konkurrentes së “Për’puthen”.

Ndërkohë që, të dy producentët në karrierën e tyre profesionale kanë qenë aktivë, ku kënga e fundit nga Alban Skënderaj është publikuaar para një muaji dhe ka arritur të numërojë afro 3 milion klikime. Teksa Elgiti ka publikuar para dy muajsh këngën “Tharë” dhe ka plot 1 milion klikime.