Celebrities Gossip Music Showbiz

Alban Skënderaj dhe Stanaj bashkojnë forcat për një projekt muzikor?!

Albert Stanaj i njohur gjerësisht si Stanaj, është 27-vjeçari i cili ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm si këngëtar dhe tekstshkrues. Ai ka kënduar disa këngë të cilat janë bërë hite muzikore, jo vetëm në vendin tonë por edhe në tregun muzikor ndërkombëtar. I njohur gjithashtu edhe për suksesin e padiskutueshëm të këngës që artisti shkroi për këngëtaren Ariana Grande, Stanaj këtë herë vjen me një bashkëpunim që me siguri do t’ju gëzojë tej mase.

Duket se Stanaj do të bashkëpunojë me artistin shumë të dashur për publikun shqiptar, këngëtarin Alban Skënderaj. Në këtë përfundim dalim pas publikimit të një fotoje në InstaStory, nga vëllai dhe menaxheri i Stanaj. Në foto shfaqet ai me Alban Skënderaj, ndërkohë që shkrimi në të të ngjall dyshime.

Këngëtari im i preferuar në botë. Më fal Stanaj.

Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar ende. Por jemi të sigurt se të gjithë fansat e dyshes po e presin me padurim një bashkëpunim mes tyre, i cili sigurisht që do të rezultojë një tjetër hit muzikor.