A Live Night Celebrities

Alban Skënderaj në një rrëfim ekskluziv këtë të shtunë në ‘A Live Night’!

‘A Live Night’ është prodhimi më i ri në Top Channel që padyshim është një risi e ekraneve tona. Deri më tani keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e ‘A Live Night’ dhe t’i dëgjoni duke performuar ‘live’ teksa na falin një emocion shumë të vecantë duke performuar hitet e tyre ndër vite.

E teksa keni dëgjuar rrëfimet e Arilena Arës, Ylli Limanit, Ronela Hajatit, Eugent Bushpepës, Capital T, Besa Kokëdhimës dhe Soni Malaj një tjetër artist konfirmohet ekskluzivisht për ju! Bëhet fjalë për një ndër artistët më të mirë dhe ‘veteran’ i fushës, Alban Skënderaj. Artisti do të jetë pjesë e ‘A Live Night’ për të na treguar detaje që nuk i dinit më parë nga jeta e tij, duke nisur që nga fëmijëria e tij e duke vazhduar deri në ditët e sotme që është baba i dy fëmijëve dhe i martuar me këngëtaren en johur, Miriam Cani.

Rrëfimin e Albanit mund ta ndiqni këtë të shtunë në orën 21:00, së bashku me performancat e hiteve të tij ndër vite. Mos e humbisni pasi do të dëgjoni shumë të pathëna.

Rikujtojmë se, projekti më i fundit muzikor nga Alban Skënderaj është ‘Lamtumirë’, me tekstin dhe melodinë e krijuar nga vetë artisti në bashkëpunim me producentin AVAXUS. Kënga ka vetëm katër ditë që është lansuar dhe është afro 400 mijë klikime.