Aktualitet Politikë

Albana Fico emërohet drejtoreshë e QSUT-së/ Manastirliu: Do çojmë përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.

Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë përmes një postimi në facebook.

Fico zëvendëson në këtë post Enkelejd Joti, i cili u emërua në krye të RTSH-së. Para kësaj detyre, Albana Fico ka mbajtur postin e kreut të ISHP-së.

Postimi i plotë:

Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.

Faleminderit Enkelejd Jotit për punën në këto vite jo të lehta🙏🏼

#MëEMiraËshtëPërpara

#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️

Albana Fico ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Insitutit të Shëndetit Publik dhe ka qenë një nga zërat më aktivë gjatë pandemisë.