Celebrities Gossip Music Showbiz

Albana Leka dhe Ines Memisharaj tregojnë çelësin e marrëdhënis së tyre të shkëlqyer në “Pardon My French”!

Albana Leka dhe Ines Memisharaj ishin të ftuara ditën e sotme në “Pardon My French” në një episod shumë interesant për të folur për jetën e tyre profesionale, por edhe për të na zbuluar më tepër rreth tyre. Dyshja violinën e kanë nisur që në moshën 6-vjeçare dhe kanë folur më tepër për këtë dashuri të madhe duke treguar se ky profesion u shton energji atyre.

Lodhja na mban në formë dhe me këtë energji. Në ditët që ne jemi pak më pasive në aktivitete artistike nuk jemi mirë… Të dhurosh art, dashuri, pasion është gjëja më e bukur. Muzika është shërim i shpirtit. Ne mund të luajmë edhe me lot në sy, kur ka momente të ndiera. Edhe në dasmë kemi qarë, kur janë celebruar çifte.

Angazhimi në rrjete sociale i dy artisteve është rritur dhe ato treguan sot për “Pardon My French” që ka nisur t’u pëlqejë shpenizmi i orëve pikërisht në rrjete sociale. Por si bashkëpunojnë kaq mirë ato me njëra-tjetrën dhe cili është çelësi i marrëdhënies së tyre të mirë?! Ja çfarë zbulojnë artistet në TAR.

Duke ditur natyrën e njëra-tjetrës, e kuptojmë shumë mirë njëra-tjetrën. Toleranca është nga të dyja palët.

Albana dhe Inesi ndër të tjera folën edhe për fëmjët e tyre dhe treguan rreth lidhjes që ata kanë me artin, zbuluan pasionet e tyre dhe përfshirjen në botën e artit. Por çfarë u mungon Albanës dhe Inesit?!

Na mungojnë emisionet muzikore…