Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Albana Osmani flet për librin ‘Çika’: “Nuk jam shkrimtare edhe pse mund ta mbaj me dinjitet!”

E marta “Ndryshe” nuk mund të vinte pa emisionin tuaj të preferuar. Në prezantimin e Salsanos dhe Adit, këtë episod mund të themi me plot gojë se çfarë nuk u tha. E ftuar në studio ishte prezantuesja e njohur Albana Osmani, e cila së fundmi padyshim na ka shfaqur dhe talentin e saj si shkrimtare me librin “Çika” që bëri një bujë shumë të madhe.

Por, si lindi emri “Çika”?

Që kur publiku më njohu etiketimet kanë qenë shumë të bukura. Arbana e Select-it, Arbana e Top Fest-it. Arbana e Lulediellit, pastaj Çika. Ky i fundit më pëlqen shumë sepse vjen nga vendi im.  

Sa i suksesshëm rezultoi ky libër për Albanën dhe tanimë a e konsideron ajo veten një shkrimtare?

“Çika” më pasuroi edhe nga ana financiare. Kam njohur shumë autorë, ndoshta edhe më të njohur se unë, që marrin shumë pak për punën artistike që bëjnë. Solla një vepër shumë të mirë besoj, publiku e pëlqeu. Nuk jam shkrimtare. Ndihem e përkëdhelur kur ma thonë, por nuk e quaj veten shkrimtare edhe pse me dinjitet mund ta mbaj, pasi lexuesi e ka konfirmuar. U surprizova, nuk e prita. “Çika” do të ketë një vëllim të dytë.

Përpos karrierës si prezantuese, cilat janë projektet e Albanës të ardhshme në televizion? A po e mendon ajo një rikthim?

Kam patur gjithmonë dëshirë të prezantoj me veten time dhe besoj se do ta realizoj. Po punoj për një “One Woman Show”.