Celebrities Pardon My French

Albana Perhati: “Disa blogere kanë marrë përsipër të bëhen edhe analistë, mbrojtës të grave, gjitholog…”

Albana Perhati ishte e ftuar ditën e sotme në “Pardon My French”. Në një nga intervistat e saj të rralla, aktorja foli sa për jetën personale, aq edhe për atë profesionale. Lidhur me karrierën ajo zbuloi se ka një dashuri të madhe, pikërisht teatrin.

Në shkollë jam cilësuar si aktore dramatike. Unë e dua shumë teatrin. Realisht teatri është ajo që ma mbush shpirtin profesionalisht. Besoj se di ta bëj mirë.

Më tej, ajo na zbuloi edhe më shumë nga vetja e saj.

Unë dukem natyrë shumë e fortë, por realisht thellë-thellë jam e ndjeshme. Qaj shumë shpejt por jo në sytë e njerëzve.

E teksa tregoi disa prapaskena dhe histori për të mos u humbur nga “Portokalli”, ajo theksoi sa e rëndësishme është mirënjohja.

Nuk jam dakord me ata që kanë ikur nga ajo punë edhe kanë pështyrë mbi atë.

Ndërkohë, Albana u shpreh edhe lidhur me postimet e saj në rrjete sociale.

Nëse unë shkruaj diçka, bëj autoironi apo ironi, nuk ka lidhje gjithmonë me mua… Është edhe për të bërë humor, edhe për t’i angazhuar ndjekësit e mi, dua të shikoj si është mendësia e tyre, por qëllimi kryesor është sepse nervozohem sheshherë me disa blogere që kanë marrë përsipër të bëhen edhe analistë, mbrojtës të grave, gjitholog. Nuk bëjnë asgjë nga këto përveç se shoh një histerizëm dhe kjo nuk më pëlqen…