Showbiz

Albërie Hadërgjonaj ka një përgjigje për të gjithë ata që e urrejnë

Këngëtarja e famshme kosovare Albërie Hadërgjonaj prej pak kohësh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara për të qenë afër vajzës së saj Anxhelina si edhe për të krijuar projekte të reja muzikore.

Së fundmi ajo ka publikuar një video në historinë e saj të Instagram-it ku u tregon të gjithëve atyre që e kanë inat se asaj gjërat po i shkojnë shumë mirë.

“Mos ma qani hallin mua,…dhe sa për ata që më kanë inat: sapo mbylla një kontratë 20 milionë dollarëshe!” -shkruan këngëtarja në diçiturën e kësaj videoje ku shfaqet e irrituar nga negativiteti.