Gossip Showbiz

Albërije Hadërgjonaj udhëton drejt këtij destinacioni për pushime dhe na “sëmuri” të gjithëve!

Së fundmi këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj është duke na i bërë të gjithëve zili me postimet e saj të fundit në rrjetin social, Instagram. Artistja mesa duket ka vendosur t’i bëjë dhuratë vetes disa pushime të mira relaksuese. Dhe ku ka shkuar do thoni ju?

45-vjeçarja ka udhëtuar për në Ishujt e largët, Bahamas për të kaluar ca kohë produktive larg rutinës dhe aktiviteteve të përditshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar në Instagram disa foto dhe video nga pushimet, duke treguar çastet e këndshme që po kalon atje. Albërija duket se ka shkuar në këtë udhëtim e shoqëruar nga mikeshat e saj, me të cilat gjithashtu ka ndarë një fotografi në Instagram.

https://www.instagram.com/p/COlRIv6F2ss/?utm_source=ig_embed

Këngëtarja me prejardhje nga Deçani ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, kjo për shkak edhe të pandemisë globale COVID-19.

E ftuar në “Live From Tirana”, në të mërkurën artistike, Albërije Hadërgjonaj, e cila gjendej pranë mikrofonit të ‘Top Albania Radio’ zbuloi disa detaje të bukura rreth projekteve të saj muzikore. 

Ajo foli edhe rreth debatit që ka patur me prezantuesin Ardit Gjebrea duke theksuar edhe një herë se ata dikur kanë qenë miq të mirë por sot nuk flasin më.