Celebrities Gossip Showbiz

Albërijes i vjedhin Instagramin dhe nuk do ta besoni ndryshimin që bëjnë në llogarinë e saj…

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj njihet si një personazh që flet gjithmonë “pa doreza”. Mirëpo, bukuroshes i ka ndodhur një ‘incident’ së fundmi teksa i kanë ‘vjedhur’ Instagramin e saj. Nuk është një fenomen që nuk ndodh te personazhet e famshëm, por ajo që na bëri habi është se i kanë fshirë të gjithë postimet dhe për më tepër i kanë ndryshuar emrin duke i vendosur një të çuditshëm paksa Alejo Canova.

Mirëpo, ‘followers’-at e artistes vazhdojnë të qëndrojnë të shumtë në numër.

Albërija nuk ka reaguar ende lidhur me këtë dhe ne urojmë që t’i kthehet llogaria e saj sa më shpejt.

Këngëtaren e kemi parë thuajse gjithmonë shumë të kuruar, megjithatë kjo nuk do të thotë se si çdo njeri tjetër ka momentet e saj ku nuk është në ‘top formë’.

Dhe ndryshe nga shumë personazhe të tjerë të cilët e kanë problem të dalin publikisht apo në rrjete sociale pa make-up dhe filtra, Albërija nuk e ka aspak problem.

Para pak kohësh Albërija ka treguar për fillimet e saj të jetesës në Amerikë, për të cilën është shprehur se nuk ka qenë fare e lehtë. Ajo ka zbuluar se është detyruar të punojë dhe si dado apo si pastruese nëpër shtëpia për të mbijetuar. Ndërsa sot, Albërija përpos muzikës, punon edhe si agjente shitjesh e tokave dhe objekteve dhe po mendon të hapë agjencinë e saj në SHBA.