Celebrities Gossip Showbiz

Albumi i Mozzik dhe Loredanës nuk është si gjithë të tjerët! Ja çfarë ka vendosur çifti të bëjë me të

Pas ribashkimit të tyre si çift, nuk kishte si dyshja më e përfolur e showbiz-it të mos sillnin projekte të reja muzikore bashkë. Gjithë mungesën Mozzik dhe Loredana e ‘shpërblyen’ duke sjellë një album të tërë së bashku.

“No Rich Parents” është titulli i albumit të cilin, dy reperët na njoftuan me anë të një postimi shumë provokues, ku Loredana pozonte ‘topless’ krah Mozzik-ut.

“Rosenkrieg” ishte kënga e parë e albumit që theu rekorde me klikime dhe që ende dëgjohet shumë. U publikua më 27 maj dhe deri më tani ka afro 12 milionë klikime. “Rosenkrieg” në fakt është e gjithë historia personale e çiftit pas ndarjes, që tregon se nuk mund të qëndronin dot larg njëri-tjetrit.

Pas “Rosenkrieg”, çifti sollën dy këngët e tjera të albumit, “Oh Digga” dhe “Nëse don” që ka vetëm një ditë nga publikimi. “Nëse don” zbulon në fillim të këngës me një tekst të shkruar në gjuhën gjermane se gjithë fitimet monetare nga ky album do të shkojnë për fëmijët në nevojë.

No Rich Parents ka një kuptim të rëndësishëm për ne, dhe nuk është titulli i këtij albumi. Për këtë arsye, ne kemi vendosur që buxhetin e videoklipit ta dhurojmë në fondacionin “SOS Fshatrat e Fëmijëve” në Kosovë dhe për fëmijët e braktisur dhe në nevojë në të gjithë botën. Çdo kontribut sado i vogël ndihmon për të bërë një ndryshim të madh.

Një gjest i tillë nga Mozzik dhe Loredana meriton një mbështetje shumë të madhe dhe na bën të gjithëve të nidhemi krenarë për artistët tanë.