Celebrities Gossip Showbiz

“Albumi më i mirë najher!” Getinjo zbulon surprizën e madhe

Getinjo padyshim edhe pse nuk është shpesh aktiv në tregun muzikor arrin të bëjë bujë sapo lançon ndonjë projekt të ri apo me deklaratat në rrjete sociale. Megjithatë, duket se reperi ‘i ka vënë gishtin kokës’ dhe ka vendosur të rikthehet më fuqishëm se kurrë. Ndryshe nga vëllai i tij Mozzik që nuk ndalon së bëri hite, Getinjo pati një periudhë të gjatë pauze, megjithatë tani ka vendosur të vijë me një album.

Këtë gjë e bëri me dije vetë reperi me anë të një Instastory.

Definitivisht”, “Real”, “G&E”. Tre i bona sonte dmth! Edhe 12, edhe besoj ka me kan albumi ma i mirë najherë. 

Getinjo ka qenë në qendër të mediave dhe pse jo shumë aktiv në muzikë. Ngacmimet e tij në rrjete sociale kanë prodhuar gjithmonë lajm. E duket se këtë herë diçka tjetër e ka ‘prekur’ reperin. Krejt papritur Getinjo me anë të disa Instastory-ve të cilat padyshim i dedikohen dikujt ka shpërthyer në ofendime.

Shum e njeri osht bukë përmbys, skan karakter! Kullera t’k**it. Bojn hop hala pa kcy, kurr mos e shtini k**in aty ku e shtini gjuhën se djegni. Mos m’vetni qa u bo. Kurgjo s’u bo, veq m’ra n’mend diqka hehe. 

Kujtojmë se, para dy muajve Getinjo publikoi këngën e tij më të re pas një pauze me titull “Pare”. Kënga mbartte një mesazh shumë të fuqishëm se si njerëzit kanë humbur vlerat dhe moralet kryesore vetëm për paranë.