Celebrities Gossip Showbiz

Aldor Nini i ‘Acromax’, e ka me Oniman?!

Kjo e martë në TAR, padyshim që ishte më ‘Ndryshe’ se asnjëherë, pasi CEO i ‘Acromax’ foli për një temë kaq shumë të përfolur të showbiz-it tonë, i blejnë artistët tanë klikimet ne këngët e tyre apo jo? Jo vetëm që zbuloi shumëçka lidhur me këtë temë, por Aldor Nini zbuloi dhe disa nga emrat për herë të parë në TAR!

Nga kjo deklaratë padyshim që nuk mund të mungonin dhe këngëtarët që u akuzuan (me të drejtë ose jo) nga Aldori për blerje klikimesh. TAR i kontaktoi të tre emrat e përmendur, të cilët e mohuan kategorikisht këtë gjë.

Ardit Çuni nuk ngurroi të jepte kundërpërgjigjen e tij, ndërsa Albani me anë të një Instastory u kundërpërgjigj duke shkruar: “Për sa kohë unë jam lajmi, faleminderit” dhe në sfond dëgjohet kënga që thotë “Ti do vetëm vëmendje”.

Pas reagimeve të artistëve, CEO i ‘Acromax’ zgjodhi të reagojë sërish duke dërguar ekskluzivisht për TAR, fotot që supozohet të faktojnë se këto artistë blejnë klikime.

Duke u përpjekur të jemi sa më të paanshëm dhe të mos dëmtojmë imazhin e artistëve ne po ju tregojmë dhe opinionin e këtyre të fundit (në rast se këto nuk janë të vërteta), marrë shkas dhe nga rasti i Albërije Hadërgjonaj që pak kohë më parë ka akuzuar kompaninë në fjalë se ka përfituar nga puna e saj, ne hedhim dhe hipotezën se kjo mund të jetë thjesht një taktikë e ‘Acromax’ për të bërë reklamim për veten.

Thënë kjo, të tre artistët që Aldori përmendi nuk janë pjesë e kompanisë së tij, por e ‘Onima’ që është kompania simotër e ‘Acromax’ dhe mund të mendohet se në këto akuza ndikon dhe konkurrenca, të paktën kështu janë shprehur këngëtarët.

Që ka artistë që blejnë shikime, këtë e dimë të gjithë, se kush janë, mbase nuk do e marrim vesh kurrë…