Celebrities Gossip Showbiz

Aleksia apo bjondja misterioze, kush po e shoqëron Romeon në Barcelonë?

Dyshimet për një lidhje të mundshme mes vajzës së ish- zv/ kryeministrit Niko Peleshit, Aleksias dhe Romeos kanë kohë që po qarkullojnë. Fillimisht u përfol se dyshja po bashkëjetonin me njëri-tjetrin, pas ndarjes së këtij të fundit me Jonida Maliqin dhe në disa foto që vetë bukuroshja publikonte në rrjete sociale ku dukej qartë Romeo.

Së fundmi, vëllezërit Veshaj kanë udhëtuar drejt Barcelonës dhe Aleksia ka publikuar gjithashtu në rrjete sociale lokacionin e njëjtë, Rrjedhimisht gjithë mediat dhe portalet dyshuan se do të ishin së bashku, por syrit të njerëzve nuk ju shpëton asgjë.

Gjatë një xhiroje në Barcelonë, Romeo është fotografuar duke u përqafuar dhe puthur me një vajzë bjonde misterioze.

Ndërkohë që, të ftuar në “Pardon My French” në TAR, binjakët Veshaj kanë treguar se nuk kanë asnjë ‘Margaritë’ në jetën e tyre. Ndoshta Barcelona mund të ketë sjellë ‘Margaritën’ e re për Romeon.