Alen Xhelili

Në vitet 2005-2008, Alen ka mbaruar studimet për Gazetari në Universitetin “Aleksander Xhuvani” në Elbasan dhe më pas studimet master në degën “Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing”. Karriera në gazetari ka nisur gjatë kohës që ka qenë ende student, pasi ka punuar si gazetar dhe spiker lajmesh në një television lokal në qytetin e Elbasanit.

Gjatë këtyre 12 viteve ai ka punuar në televizione të ndryshme si gazetar, redaktor, kryeredaktor, spiker lajmesh dhe drejtues intervistash dhe emisionesh. Së fundmi, Alen është bërë pjesë e redaksisë së lajmeve të Top Albania Radios si spikeri më i ri që i bashkohet familjes sonë të madhe.

Follow Alen