Ndryshe Politikë

Alfred Lela, drejtor i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD, flet për TAR!

I ftuar ditën e sotme në “Ndryshe” ishte Alfred Lela në një intervistë për të folur për pozicionin e ri në Partinë Demokartike dhe jo vetëm. Ai tashmë është drejtor i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD, por çfarë do të thotë kjo për Lelan?!

Është ende një gjë e re për mua. Ka shumë punë, ka shumë ngarkesë sepse ngarkesat politike në Shqipëri ju i dini.

Si është të punosh me Berishën?! Ja si shprehet Lela në TAR!

Është komode, zoti Berisha është shumë komod, ka aurën e një njeriu të ashpër, por nuk është.

Ky post i ri për Lelën do të thotë që ai do duhet të heqë dorë nga televizioni, teksa ai shprehet si më poshtë.

Nuk do ta ribëj më emisionin, nuk do kishte kuptim. Kam një pozicion atje që nuk më lejon më të dal si gazetar. E shijova televizionin patjetër. Do e bëja me kënaqësi po të mos ishte kjo ndërprerja.

Por a do të ketë një bashkim me Metën dhe PD-në?!

Ilir Meta është politikan i fortë… Unë jam që çdokush duhet t’i bashkohet frontit opozitar. Është aksion politik dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës… Është partia e dytë në vend, por disa herë ka qenë dhe e para. Ne e harrojmë por është parti e rëndësishme, që ka një të shkuar tek e cila duhet pushuar dhe reflektuar rreth saj.