Gossip Showbiz

Alketa, ti je?! Moderatorja e njohur poston foton e rrallë me bikini!

Një ndër moderatoret më të dashura të publikut, Alketa Vejsiu së fundmi ka postuar një foto në Instagram dhe ne na duhej të fërkonim njëherë sytë për të kuptuar a ishim në ëndërr apo realitet. Si kurrë më parë ajo ka nxjerr në pah format e saj trupore teksa shfaqej me bikini dhe ne thjesht u mrekulluam!

Çfarë trupi duke e menduar që Alketa është nënë e dy fëmijëve! Duhet theksuar se moderatorja në postimet e saj në rrjetet sociale është shumë e rezervuar dhe duket se nuk ka dëshirë të ekspozojë shumë nga jeta e saj personale. Por me këtë foto ajo goditi në shenjë.

Rikujtojmë, se menjëherë pas përfundimit të Festivalit Europian ku shqiptari Gjon Muharremi i njohur si “Gjon’s Tears” u rendit i treti, në mediat shqiptare po bëhej virale një tjetër lajm. Sipas, “Kryefjala.al”, Gjoni mund të kishte përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion nëse do të ishte shpallur fitues i Festivalit të 58-të të RTSH-së, ose të paktën të mjaftoheshim me pjesëmarrjen e tij në eventin e rëndësishëm muzikor në vend.

Thuhet se artisti i talentuar erdhi nga Zvicra për të konkurruar në këtë festival por u refuzua menjëherë nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu pasi mesa duket nuk kishte patur më vende. Teksa kjo temë po shndërrohej në kryefjalën e taboidëve, Alketa Vejsiu reagoi për herë të parë.

Pak kohë më parë, Vejsiu ishte e ftuar në emisionin “Dilema Sociale” ku si rrallëherë foli për faktin që njerëzit nuk e besuan se ajo ishte konfirmuar pozitive me COVID-19. Moderatorja e famshme mori akuza të shumta nga publiku të cilët u shprehën se situata e saj ishte e inskenuar për arsye politike.